Ali Pashë Tepelena

Ali Pascha-Denkmal in Tepelena, Albanien.

  Ali Pashë Tepelena i ashtuquajtur dhe “Luani i Janinës” lindi rreth 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë, dhe vdiq më 24 Janar 1822 duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane. Ali Pasha ishte sundimtar i Pashallëkut të Epirit, Thesalisë, dhe pjesë të Peloponesit.

Familja e Ali Pashës ishte një nga familjet me të forta në trojet shqiptare. Stërgjyshi i tij Muçoja  ka qënë Be nga Gjirokastra dhe besohet të ketë qënë nënguvernator i nahijes së Tepelenës qytet që ishte pjesë e Sanxhakut të Vlorës . Gjyshi i tij, Muhtar Pasha ishte luftëtar,  i famshëm për trimërinë e tij. Vdiq në rrethimin e Korfuzit(pasi shkatërroi një pjesë  të mureve veneciane) duke komanduar forcat osmane në 1716. Muhtar Pasha kishte 3 fëmijë: Salek, Mehmet dhe Veli. Veli Bej pasi morri fuqinë në Tepelenë u martua me Hankon(nëna e Ali Pashës), sepse i ati i saj ishte Kurt Pasha, veziri i Beratit, që kishte fuqi të madhe. Veli Bej, rriti fuqinë e tij, duke marrë sanxhakun e Delvinës. Armiqësia me fuqitë e tjera krahinore dhe sulltanin, përfundoi në humbjen e fuqisë dhe pasurisë së tij. Vdiq në moshën 45 vjeç më 1758, duke patur 2 fëmijë me Hankon(Aliun dhe Shanikon), dhe 3 fëmijë nga marrëdhënie të tjera. Karakteri i Ali Pashës, sipas fjalëve të tij, u ndikua shumë nga edukimi që i dha, nëna e tij, Hanko.

Fuqia e Ali Pashës filloi të rritet kur ai u bë pjesë e oborrit të Kurt Pashas dhe fitoi besimin e tij. Në moshën 24 vjeç u martua me Eminenë, vajzën e Kapllan Pasha të Delvinës, i cili dhe u bë aleat i tij. Lëvizjet e Rusëve(Orlov) me qellim distabilizimin dhe revolucionin në perandorinë osmane sollën vdekjen e Kapllan Pashas i cili u akuzua për mundjen e forcave osmane. Pasi u caktua komandant i forcave për mbojtjen nga vjedhësët në zonën e Tërhalës, duke krijuar një forcë të përbërë prej 4000 Shqiptarësh, zhvilloi zonën dhe mbrojti popullin.  Më 1787 trimëria dhe talenti i tij ushtarak në luftën e perandorisë osmane kundër Rusisë e Austrisë, përfundua inn në marrjen e fuqisë të Pashallëkut të Tërhalës si shpërblim.

Pasi mblodhi forcë ushtarake u drejtua kundër Janinës. Atje afër liqenit të Janinës, mundi forcat e bejlerëve. Kur u futë në Janinë, populli e priti jo si sundimtar, por si çlirimtar. Më 1788 me firman të sulltanit Selim, i u dha titulli i Vezirit të Janinës, dhe u krijua baza e Pashallëkut të Janinës.

  Fuqia e tij ishte kaq e madhe qe sulltani i dha titullin e “Beylerbey”(Bej i Bejlereve) në Rumeli, që ishtë titulli më i lartë për komandantët të zonave të perandorisë osmane.  Më 1804 duke komanduar rreth 80.000 ushtarë dhe 2/3 të pashave të perandorisë osmane në Europë mundi rezistencen bullgarosllave në Maqedoni.  

 Pasi shfrytëzoi situatën e vështirë të perandorisë osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena zgjeroi pushtetin e vet duke marrë toka që nga gjiri i Prevezës deri në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë forcë me rëndesi të madhe kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe mbretëria e bashkuar së Anglisë e Iralndës, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje diplomatike me të. Më 1806-1807 sundoi me mjeta politikane, Pashallëkun e Moresë(Pelopones), qeverisjen e të cilës dha te djali i tij Veli, dhe Pashallëkun e Lepantos, të cilën qeverisi djali tjetër i tij Muhtar.

 Më 1820-1822, perandoria osmane sulmoi Pashallëkun e Janinës, pasi rritja e forcës të Ali Pashës kishte krijuar frikë për ekzistencën perandorisë. Për 1,5 vite, Ali Pashë Tepelena mbrojti Epirin kundër forcës të madhe osmane. Më 24 Janar 1822 vdiq në Janinë, pasi u tradhtua. Pas vdekjes, koka e tij u dërgua në Stamboll, ku Turqit besonin që ishte “fat i madh” në luftë(si besuan dhe për shpatën e Gjergj Kastriotit).

Trashëgimi i tij, për popullin shqiptar është i madh. Ali Pashë Tepelena është ai që bashkoi një pjesë të madhe të trojeve shqiptare, dhe krijoi shtetin autonom shqiptar, që do bëhesh shëmbull i pavarësisë. Ai bashkoi popullin shqiptar, dhe zhvilloi Shqipërine duke ndërtuar rruga dhe ura te reja, gjithashtu dhe ndërtesa të reja në qytetet shqiptare.

kalaja e Ali pashë Tepelenës.

Përfundimisht kush ishte Ali Pashë Tepelena?

Si thot biografi i tij R. A. Davenport:

 The rugged and imperfectly known territory of Epirus has, at various periods, given birth to many remarkable personages. Among those personages there are three, who, born in ages far remote from each other, occupy a prominent station in historical record; the martial and conquering but magnanimous Pyrrhus, the patriotic and invincible Scanderbeg, and the subtle, and sanguinary Ali of Tepeleni.

 Toka e ashpër dhe jo e mirënjohur e Epirit, ka lindur në kohë të ndryshme shumë personazhe të shquara. Midis atyre jane tre, të cilët të lindur në kohë shumë të largta njëra nga tjetra, kanë një vend të mirënjohur në rekordin historik: Pirro, luftarak dhe pushtues por shpirtmadh, Skenderbeu, patriot dhe fitimtar, dhe Aliu i Tepelenës i mprehtë dhe i përgjakshëm.

Related posts

A e dini se çfarë pinin ilirët?!

Zbardhet misteri! Ja sa i gjatë ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu!

Njihuni me gruan që shpiku WiFi-n!