Alfred Deliallisin e braktisin nervat, trajneri i Erzenit kapet me tifozin pas golit të katërt shënuar nga Partizani (video)

Partizani reagoi pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, duke fituar në kampionat. Skuadra e Orges Shehit triumfoi 0-4 në Rrogozhinë përballë Erzenit.Cara, Mba, Atanaskoskit dhe Bintsuka shënuan për Partizanin.

Me golin e sulmuesit, pati një revoltë nga ana e trajnerit të Erzenit, Alfred Deliallisi i cili në distancë pati një komunikim të ashpër me një nga tifozët që ishte në stadium. Nuk është një moment i mirë për Erzenin që renditet në vendin e parafundit dhe tani po lufton fort për të mbijetuar.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)