Alen Sherri po shfaqet mjaft mirë në kampionatin italian me Cagliarin. Portieri i Kombëtares shqiptare ka fituar shumë shpejt besimin e klubit italian, teksa në ndeshjen e fundit uli në stol një lojtar si Scuffet.
Megjithatë, në Itali nuk po e lënë rehat gardianin kuqezi. Së fundmi, gazetari italian, Vittorio Sanna ka sulmuar ashpër portierin shqiptar, duke e cilësaur si jo të denjë për Serie A. Ky reagim vjen pas humbjes së Cagliarit 1-2 ndaj Venezias Përmes kanalit të tij në YouTube, gazetari Vittorio Sanna ka komentuar humbjen e Cagliarit në Venecia. Fjalët e tij, të përmbledhura nga TuttoCagliari.net:
“Kam parë disa herë pamjet e ndeshjes për të mos u rrëmbyer nga emocionet negative të lidhura me atë që ndodhi dje në Venecia. Më duhet të them që nuk mund të pësosh dy gola të tillë. Për mua është evidente mungesa e reagimit të portierit. Mundohem ende të gjej arsye se përse Alen Sherri mund të quhet një portier i përshtatshëm për Serinë A.
Nuk ka reflekse, nuk shfaq reagime të menjëhershme, nuk ka asnjë veprim të vetëm që tregon gatishmëri. Në golin e parë përshembull, topi i kaloi aty afër dhe nuk kishte tentativën më të vogël për t’u hedhur. Nuk shoh shpejtësinë dhe stilin që i kërkohet një portieri më të mirë. Nuk mund të luajmë me një “mobilje” në portë. Nuk e kam fjalën për një moblije që lëviz, por për një garderobë apo komodinë që qëndron aty, pa lëvizur kurrë. Mungesë cilësie që po na kushton”, është shprehur Vittorio Sanna.