Aleksandër Veselinovic është shkarkuar me urgjencë nga klubi me një komunikatë për shtyp. Partizani nuk fiton prej 6 ndeshjesh dhe tani është larg dy vendeve të para në renditje. Veselinovic në fakt është përplasur edhe më herët me drejtuesit e të kuqve për merkaton. Në janar u larguan 4 emrat më të rëndësishëm nga skuadra: Rrapaj, Hadroji, Cara e Mba. Ata që erdhën nuk janë treguar në nivel dhe Veselinovic e ka thënë hapur. Por sigurisht është më lehtë të gjenden gabimet te tjetri. E kjo vlen për të dyja palët.
Shkarkimi i trajnerit Aleksandër Veselinovic nga Partizani, ka lumturuar tej mase mbrojtësin pogradecar, Vangjel Zguro, i cili pak kohë më parë u largua nga “Demat” pas divorcin me teknikun serb.
Së fundmi Zguro nuk ka nguruar të komentojë në faqen zyrtare të klubit të kuq, në lajmin e bërë publik të shkarkimit të trajnerit.
“Më mirë vonë se kurrë! Ishte turp kush drejtonte Partizanin, e vërteta herët ose vonë del. Shko nëpër fshatrat ku je mësuar intrigant Serbie”, ishte komenti i Zguros në faqen zyrtare të Partizanit.
LEXO ME SHUME:Aleksandër Veselinovic nuk është më trajner i Partizanit, klubi e sulmon: Mungesë karakteri, rezultate të papranueshme
NJOFTIMI I KLUBIT
Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.
Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P.