Albano Aleksi “tradhton” Tiranën? Mesfushori mund të kalojë te rivalët e klubit bardheblu

Kontrata e Albano Aleksit që e lidh atë me Tiranën ka skaduar. Prej muajsh klubi ka nisur negociatat me mesfushorin por ende pa gjetur gjuhën e përbashkët. Rinovimi është përsëri në horizont por me merkaton para gjërat bëhen akoma më të vështira.

30-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe dhe këtë sezon ka qenë një lider i padiskutueshëm i bardhebluve ndaj interesi nga ekipet e tjera është mjaft i madh. Janë pikërisht rivalët e kryeqytetit, Dinamo, ata që po përgatisin një lëvizje të mundshme.

Blutë janë në tratativa edhe për një tjetër bardheblu, mbrojtësin Jocelyn Behiratche, i cili ende nuk ka rinovuar. Nëndetësja pritet të jetë e zhurmshme në merkato për të mos bërë më gabimin e para 2 viteve dhe kanë piketuar lojtarë me emër dhe eksperiencë si Frashëri, Telushi, Rustem Hoxha dhe dyshen e Tiranës.

Dëshira e presidentit Bardhi është që skuadra të jetë e kompletuar 100% me grup lojtarësh dhe staf teknik brenda datës 15 korrik, kur nisin përgatitjet zyrtare për sezonin e ri.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave