Përflitej për një transferim te Tirana, mesfushori i Egnatias vendos për të ardhmen e tij (EMRI)

Albano Aleksi

Albano Aleksi ka rinovuar kontratën me Egnatian. Lojtari që shikohet si i pazëvendësueshëm për trajnerin Tetova ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Disa skuadra në Superiore si Tirana dhe Vllaznia kishin shfaqur interes për mesfushorin, por Demrozi e ka bindur Albano Aleksin të jetë pjesë e klubit edhe për disa vite.

Njoftimi i Egnatias:

“Albano Aleksi qëndron tek kampionët! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin është rinovuar për 3 vjet të tjera. Suksese!”, shkruhet nga klubi kampion.

32-vjeçari ishte në dyshim për të ardhmen, por Egnatia edhe njëherë tregon se nuk i lëshon titullarët. Në të njëjtën pozitë ndodhen edhe Zejnullai e Ndreca. Këto lojtarë kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrogozhinasve, që kanë fituar dy tituj kampion radhazi.

LARGIMI I MALOTES NGA FUTBOLLI AKTIV

Renato Malota duket se po mendon tërheqjen nga futbolli. Aktualisht mbrojtësit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe me shumë gjasa ish-futbollisti i Kukësit nuk pritet të rinovojë me Egnatian. Kapiteni i rrogozhinasve mendon pensionimin dhe në këto kushte në Rrogozhinë kanë nisur punën për të mbajtur lojtarin në klub. Drjetuesit kanë menduar t’i japin atij një rol të ri në skuadër.

LEXO ME SHUME:Dëmtimet mbeten ankth, futbollisti i Egnatias mendon tërheqjen nga futbolli

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)