“Ka nisur një kapitull i ri”, Alban Hoxha i kënaqur me rikthimin e Gegës: Përballja ndaj Egnatias në Kupës është…

Alban Hoxha

Alban Hoxha ka folur para ndeshjes që Partizani do të luajë me Egnatian. Kapiteni i “demave” ishte i pranishëm krah Gegës, në konferencë për shtyp. Gardiani i kryeqytetasve nuk ka pësuar asnjë gol në këtë sezon, teksa ka luajtur në pesë ndeshje për kampionat dhe Kupë. Hoxha komentoi zgjedhjen e Gegës si trajner i ri dhe po ashtu foli për sfidën me Egnatian.

RIKTHIMI I SKËNDER GEGËS– Padiskutim që është zgjedhja më e mirë që klubi ka bërë, sepse është personi që e njeh shumë mirë ambjentin dhe mentalitetin e Partizanit. Unë besoj se do bëj mirë. Tani për ne ka nisur një faqe e re, ta harrojmë atë çfarë kaloi. E treguam që në ndeshjen me Laçin, sigurisht që duhet akoma të punojmë në vazhdim. Mendoj që jemi në rrugën e duhur.

PËRBALLJA ME EGNATIAN– Eshtë ndeshje e vështirë. Çdo ndeshje në këtë moment është e vështirë. Ne do mundohemi të japim maksimumin në këtë ndeshje. Sfida e parë luhet në Rrogozhinë dhe kjo është gjë e mirë, sepse ndeshjen e kthimit e luajmë në shtëpinë tonë. Të japim më të mirën që në ndeshjen e parë për ta patur më të lehtë ndeshjen e kthimit.

LEXO ME SHUME:Egnatia synon Kupën për sezonin e tretë radhazi, flet trajneri Tetova: Bilanci me Partizanin?! Nuk është se…

Për trajnerin e Egnatias kalendari i Kupës së Shqipërisë nuk është menduar mirë nga organizatorët. Në konferencën e sotme për shtyp numri një i stolit të ekipit nga Rogozhina ka pranuar se nuk kishte kohën e nevojshme për të përgatitur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Related posts

Tirana, titullari humbet ndeshjen me Skënderbeun; pesë mungesa për bardheblutë (EMRAT)

“U provokuam nga lojtarët dhe Emiliano Çela”, tifozët e Flamurtarit me mesazh të qartë: Nëse nuk doni probleme mos na…

“Keqardhje që nuk do të festoj Superioren”, Agostinelli me shumë pengje për shkarkimin: Nuk dua të bëj polemika me Idrizin, por…