Alabbari i portit të Durrësit në telashe, përfundon në polici për…

Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë “Eagle Hills” e cila do të ndërtojë portin e ri turistik të Durrësit “Marina & Jahtet” mbi 2 miliardë Euro duket se është në telashe në Indi. Një nga mediat, “Indiatimes” shkruan se Alabbar është njoftuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin që autoritetet kanë nisur hetimet për mashtrim.

“Policia e Delhit ka lëshuar një njoftim për Mohamed Ali Alabbar, themeluesin dhe drejtorin menaxhues të “Emaar Propertie”-s me qendër në Dubai, duke i kërkuar atij të paraqitet para të premtes së kësaj javë për t’u marrë në pyetje. Kjo pasi ai është denoncuar për falsifikim dhe shkelje penale të besimit, për një projekt strehimi në Gurugram.

Kur u kontaktua, një zëdhënës i “Emaar India” pranoi se ata e kishin marrë njoftimin.  “Çështja ka të bëjë me një çështje civile të ngritur nga disa blerës shtëpish kundër bankave nga të cilat ata kishin përfituar kredi për prona, ku zyrtarët e Emaar janë bërë palë në këtë çështje” tha zëdhënësi.

Sipas njoftimit të Policisë së Indisë, Alabbar, i cili është një nga drejtorët e filialit të firmës së pasurive të paluajtshme në Indi –“Emaar India Limited” së bashku me tre oficerë të tjerë të lartë në vend, janë kërkuar të paraqiten për t’u marrë në pyetje në rast. Tek njoftimi për Alabbar i lëshuar më 26 maj, shkruhet: Projekti Palm Garden po hetohet nga Seksioni IV i Krahut të Veprave Ekonomike, Policia e Delhi, Nju Delhi” vijon më tej artikulli.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari