Akuzohet për trafik droge, 5 vjet burg në Greqi për këngëtarin shqiptar: Kokainën e kisha për vete

Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg pa të drejtë apelimi nga gjykata e Apelit në Greqi, pasi akuzohet për trafik drøge. Mediat greke raportojnë se ai është një nga këngëtarët më me ndikim shqiptar në rrjetet sociale.

Veçanërisht i dashur në vendlindje, Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës. Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të pandehurin tjetër grek u përfshinë në një rast trafiku droge, si rezultat i të cilit u arrestuan nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve dhe u dënuan me 5 vite burg.

“Këto para vijnë nga puna ime. Mora një sasi të madhe sepse e gjeta me një çmim të mirë. Zakonisht blej 5-10 gram në të njëjtën kohë. Unë konsumoj më pak se një gram në ditë për shkak të punës sime. Unë jam këngëtar dhe ndërtues”, shtoi Arian Begaj.

Këngëtari shqiptar ka pohuar se shpesh merr në natë prej më shumë se 500 euro, ndërsa në të njëjtën kohë mbledh edhe 800 euro në muaj nga puna tjetër. Megjithatë, aktakuza, si për të ashtu edhe për të bashkëakuzuarin grek, ishte e rëndë, Dhe kjo pasi oficerët e Narkotikëve i kishin vënë nën vëzhgim dhe kishin kohë që i hetonin si pjesë  e një rrejti trafiku droge.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024