Akuzohet për paratë ruse, Kryemadhi sfidon Ramën nga dyert e SPAK-ut: Hajde shkojmë bashkë te inceneratori i Tiranës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit Rama të shkojnë bashkë me mediat në inceneratorin e Tiranës për të parë që aty bëhet vetëm groposja e plehrave dhe jo përpunimi i tyre.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ajo i bëri thirrje edhe kreut të SPAK, Altin Dumani që të hetojë dosjen e plotë të inceneratorëve dhe jo t’i referohet sms-ve të kryeministrit.

Deklarata e Kryemadhit

Në 17 Janar 2023, i kam treguar me ze dhe figure të gjithë shqiptarëve se si vidhen paratë e tyre përmes inceneratorit të Tiranës, ku mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digjen, por vetëm groposen primitivisht, ndërkohë që nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, inceneratori merr 29 Euro/Ton për gjasme shërbimin e trajtimit të mbetjeve.

Droni i të vërtetës filmoi për 180 ditë, dhe në 17 Janar, të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre se çfarë ndodh në Tiranë, që me grumbullimin e mbetjeve në një kamion të vetëm, edhe pse qytetarëve i kërkohet ti diferencojnë ato, por edhe panë faktin më skandaloz, se në Sharrë mbetjet as nuk diferencohen, as nuk trajtohen, lëre më të digjen për të prodhuar energji.

Sot, 75 ditë më vonë, ku pagesat e Erion Veliaj për inceneratorin kanë vazhduar, atje vijon i njëjti skandal i vjedhjes haptazi të parave të shqiptarëve.

Droni i të vërtetës u ngrit sërish ditën e djeshme, dhe ju ftoj të shikoni pamjet ekskuzive për shërbimin e trajtimit të mbetjeve që ndodh realisht ne inceneratorin e Tiranës, për të cilin paguajmë 29 Euro/Ton.

Në këto 75 ditë, inceneratori i Tiranës ka marrë minimalisht 2 milionë e gjysëm euro, por nëse llogaritet edhe pagesat që ka marrë nga bashkitë e tjera dhe biznesi, kjo shifër mund të rezultojë 4 apo 5 herë më e madhe.

I kërkoj Ramës, që sa humb kohë dhe para me izraelitët duke paguar për lajme të rreme dhe duke blerë sekonda për të hedhur vrer në TV kombëtare kundra meje, bëhu kurajoz. Hap dyert e inceneratorit dhe tregoji shqiptarëve për krenaritë e tua. Shkojmë bashkë që sot.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij