Akuzat për para ruse, Kryemadhi: Top Channel më ftoi në emision, televizioni pushkë në dorën e Ramës

Beteja e Televizionit Top Channel dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vijon lidhur me akuzat për lidhjet e saj me disa oligarkë rusë, bazuar në dokumentat e publikuara fillimisht nga gazeta “Eureporter”.

Kryemadhi ka zbuluar se është thirrur në emisionin e Grida Dumës, që aktualisht është duke diskutuar pikërisht këtë çështje, por ka refuzuar duke thënë se do të jetë e pranishme te Ylli Rakipi.

“Aty kanë mbetur vetëm trupeshq”, tha Kryemadhi duke ironizuar televizionin Top Channel, për të cilin tha se është në fazën e përgatitjes së një padie për shpifje.

Kryemadhi i ka hedhur poshtë akuzat më herët duke i quajtur faturat dhe transaksionet që kanë emrin e saj në pagesat e bëra dhe të marra me firmat e dy oligarkëve rusë, si të falsifikuara. Sipas Kryemadhit, edhe media “Eureporter” që publikoi dhe më pas fshiu lajmin për të, është e dyshimtë.

“Ky është gazetari që ka bërë shkrimin në Eureporter. Ky është gazetari, ndërsa faqja është e regjistruar në Korea. Top Channel më akuzon mua nëpërmjet emaileve anonime për offshore dhe para ruse”, u shpreh Kryemadhi.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025