Akullore me lajthi dhe çokollatë !

Akullorja më e mirë është ajo që bëjmë vetë!

Akullore me lajthi dhe çokollatë !

Përbërësit:

-2 gota me qumësht

-300 ml pana

-4 të verdha vezësh

-Gjysmë gote me sheqer

-1 bustinë me sheqer vanilje

-200 g lajthi

-200g çokollatë

Përgatitja:

Si fillim thyeni vezët dhe në një tenxhere kaloni vetëm verdhat, të cilat do t’i rrihni me telin e kuzhinës. Më pas aty shtoni edhe sheqerin dhe mundohuni të formoni një masë kremoze. Sigurohuni që kokrrat e sheqerit t’i shkrini plotësisht. Tani shtoni edhe qumështin, i cili duhet të jetë me yndyrë, dhe më pas panën e ëmbëlsirave dhe përsëri t’i rrihni. Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni në zjarr mesatar. Mundohuni që ta largoni nga zjarri sapo të formohen bulëzat e para që lajmërojnë se masa po vlon. Mos harroni që masën duhet ta përzieni gjatë gjithë kohës me telin e kuzhinës, do t’ju duhet rreth 15 minuta për të gjithë procesin. Kur të shihni që masa do të ketë nisur të mpikset atëherë futeni të gjithë tenxheren në një tas me ujë të ftohtë dhe lëreni aty për disa momente. Vendosini lajthitë në blender, por jo derisa të bëhen pluhur. Duhet të jenë të thërrmuara, në mënyrë që të ndihen krokante kur të përgatisni akulloren. Shtojini lajthitë tek tenxherja dhe kalojeni të gjithë masën në një enë. Enën mbylleni me kapak dhe futeni në ngrirje për 30 minuta.

Ju bëftë mirë!

Related posts

Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!