AKU thirrje: Kthejeni menjëherë nëse e keni blerë këtë produkt

Tërhiqet nga tregu suplementi për rënien e flokëve, pasi nga kontrollet laboratorike rezultoi se përmbante pluhur kimik. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se produkti në fjalë është DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, i cili është suplement që konsumohet për mos rënien e flokëve dhe si dhe ndihmon në ruajtjen e thonjve të shëndetshëm.

Njoftim për Konsumatorin Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti 2K1MC.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, blllokimin dhe tërheqjen e produktit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025