Ish-aktori shqiptar Sokol Ajazi 36 vjeç banues në Southgate, në veri të Londrës është arrestuar pasi ai kishte instaluar një kamerë në makinë për të filmuar çdo aksident të mundshëm, por pikërisht kjo kamer e mori në qafë pasi regjistroi momentin kur ai nxori nga makina një sasi kokaine.
Policia ndoqi automjetin për një distancë, para se ta ndalonte dhe të kryente kontrollin pasi kishte dyshime në lidhje me një qese që i kishin parë duke e futur në makinë . Nga kontrolli u zbulua një vend i fshehtë i adaptuar me hapje nga çelsi xhamave nga ku fshihej kokaina. Kontrolli zbuloi një kilogram kokainë. Eduart Hajdini i cili e shoqëronte në automjet, një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg.
Nga kontrolli mëtejshëm i makinës së Ajazit u gjet edhe 500 gram kokainë bashkë me 2.000 stërlina ‘cash’. Pamjet filmike të kamerës vendosur në makinë nga Ajazi zbuluan se ai e kishte marrë qesen e madhe me kokainë nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për
Oficerët e NCA e kontrolluan atë garazh dhe gjetën 3 kile të tjera kokaine. Sokol Ajazi përmes disa agjencive të ndryshme rekrutimi aktorësh, ishte regjistruar si aktor dhe kishte luajtur në filmat “The Contract and Una” dhe Mercenaries” bashkë me aktorin e famshëm Billy Zane.