Aktivisti i Nismës Thurja, kundër Amnistisë Fiskale, sot emërohet Zëvendësministër i Financave (VIDEO)

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla, mobilizon grupin parlamentar për miratimin e Amnistisë Fiskale, emërimi i ri në institucionin e politikave fiskale mundet të bëjë qesharake vetë nismën.

Në linkun e mëposhtëm mund të dëgjoni çfarë deklaronte 7 muaj me parë zv. Ministri i ri i Financave në kanalin “Euronews Now”.

Në një prononcim publik të vetëm shtatë muajve më parë, fjalitë e thurura nga Endrit Yzeiraj u ngjanin atyre të opozitës së përfaqësuar nga Foltorja.

“Shqipëria s’mund të jetë vend i krimit”, do të deklaronte Yzeiraj duke e lidhur tentativën e Qeverisë Rama me qëllimin e mbrapshtë të pastrimit të parave të krimit të organizuar.

Me një gjuhë ekonomike shumë minimaliste, me fjali shabllone të tipit politik, Yzeiraj i shtatë muajve më parë sulmonte atë që konsiderohet si një nga nismat qendrore të sesionit të ri parlamentar.

Sot Yzeiraj ulet në karrigen e Zëvendësministrit, nga ku duhet të mbrojë edhe këtë nismë të qeverisë.

Përfaqësues të Ministrisë së Financave pritet dhe e kanë detyrë funksionale të mbrojnë dhe argumentojnë nismën kur ajo të shyrtohet në komisionet e përhershme parlamentare.

Karrigia ku u ul sot Yzeiraj i Nismës Thurje dhe deri të paktën para 7 muajve, i luftës kundër qeverisë, do të na dëshmojë se Yzeiraj me siguri e ka kuptuar sa i paditur ka qenë 7 muaj më parë.

Për këtë duhet të bëjë diçka publikisht, përpara se të fillojë prezantimin dhe mbrojtjen e nismës që ai 7 muaj më parë e etiketoi si aksion në shërbim të pastrimit të parave dhe krimit.

Në Komisionin e Ekonomisë, apo ku ta konsiderojë të arsyeshme, duhet që fillimisht të falenderojë Ramën që i hapi sytë dhe e bëri të reflektojë e të kuptojë sa budalla ka qenë kur dilte rrugëve apo televizioneve dhe u fliste budallallëqe shqiptarëve.

Të pranojë që deri të paktën 7 muaj më parë ka qenë i gënjyer dhe kishte hyrë në rrugë të gabuar.

Yzeirajt i duhet një autokritikë e ndjerë publike në ditën e parë të punës. E ka detyrim kaq gjë. Mbase pas kësaj do fillojë ta marrë dikush seriozisht.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…