Aksidentoi për vdekje këmbësorin/ 19-vjeçari e pëson keq

Një 19-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor.

19-vjeçari i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”, mbrëmjen e të dielës ka përplasur një 50-vjeçar i cili ishte duke ecur.

Për shkak të dëmtimeve të shumta, 50-vjeçari humbi jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!