Aksidenti tek diga e Liqenit Artificial, gazetari zbardh detaje: Ishte me shpejtësi mbi 240 km/h, dëshmitarët thanë se kishte konsumuar…

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm (22 gusht) tek diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku 26-vjeçari Eldi Allushi me shpejtësi skëterrë është përplasur me murin rrethues të digës. Gazetari Igli Çelmeta, ka raportuar se i riu ka qenë me shpejtësi mbi 240 km/h, ndërsa shton se sipas dëshmitarëve okularë, Eldi Allushi është parë të largohej i lënduar nga vendngjarja.

Gazetari shprehet se 26-vjeçari dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa ende nuk ka informacion nëse ka precedent të mëpasshëm penal.

“Shpejtësia ka qenë teje normave të lejuara. Dyshohet se Eldi Allushi ka qenë mbi shpejtësinë 240 km/h. Policia është ende në kërkim të këtij shtetasi, banues në Durrës. Para se të ndodhte aksidenti, Allushi ka qenë në zonën e ‘21 Dhjetorit’. Sapo ka ndodhur aksidenti, qytetarët kanë filmuar pamjet, por ka pasur edhe dëshmitarë okularë që e kanë parë të riun kur është larguar i lënduar.

Sipas burimeve dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Në momentin që ka mbërritur Policia Rrugore, 5 minuta pas aksidentit, i riu është larguar si dhe ka marrë disa sende personale. Nuk ka informacion nëse ka precedent të mëpasshëm penal, por ka pasur shkelje të Kodit të Qarkullimit Rrugor”, u shpreh gazetari.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt