Aksidenti mes trenave në Greqi, gjendet i vdekur futbollisti i njohur (EMRI)

Sulmuesi 22-vjeçar grek Iordanis Adamakis është identifikuar mes viktimave të aksidentit tragjik të trenave në Greqi.

Adamakis e nisi karrierën e tij në Kavala, më pas luajti për Rodos dhe së fundmi Thesprotos në SL2. Rodos do ta emërojë dhomën e zhveshjes me emrin e Iordanis Adamakis për të nderuar kujtimin e tij

Të paktën 57 persona kanë humbur jetën nga përplasja fatale mes një treni udhëtarësh dhe një treni mallrash një ditë më parë në Larisa, Greqi. Sipas mediave greke bëhet fjalë për 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)