Aksidenti i rëndë në Elbasan – Tiranë/ Ndërrojnë jetë 2 vajza, edhe të plagosurat në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

20:34 – Policia informon se si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Elbasan – Tiranë, kanë ndërruar jetë 2 pasagjere. Vajzat që kanë ndërruar jetë janë një 23 dhe një 21-vjeçare.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se edhe vajzat e plagosura janë në gjendje kritike për jetën.

Njëra prej tyre është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, edhe e aksiidentuara tjetër mund të niset drejt Spitalit të Traumës.

Automjeti është shkatërruar plotësisht. Njëra nga të plagosurat u nxor pas 30 minutash nga zjarrfikësit. Mjeti me targë AB 209 AD ka goditur një Volkswagen AA 409 VE nga mbrapa, kanë mbetur të vdekur dy femra dhe dy nga vajzat janë të plagosur rëndë, njëra nga të cilat është dërguar në spitalin e traumës

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,   ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

19:15 – Një aksident i rëndë i shumëfishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Mësohet se 2 makina janë përplasur me njëra –tjetrën.

Sipas burimeve të “News 24”, për pasojë e këtij aksidenti, ka edhe të plagosur.

Gazetari Kelmend Baçi raporton për “Balkanweb” se dyshohet se në aksident janë plagosur 4 persona.

Dy pasagjerët që kanë qenë në sediljet e pasme, janë në gjendje më të rëndë për jetën.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024

TRAGJIKE! Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari