Aksidenti i frikshëm në mes të Tiranës/ Policia sekuestron kartelat mjekësore të shoferit të autobusit, ja çfarë dëshmuan pasagjerët

Pas arrestimit të shoferit të autobusit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka sekuestruar kartelat mjekësore të 63 vjeçarit Agron Xhafa. Kjo pasi para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ndodhej në gjendje të mirë në momentin e aksidentit pasi vuan nga zemra dhe diabeti.

Ndërkohë, për llogari të hetimit janë marrë edhe pasagjerët në autobus. Në momentin e aksidentit ndodheshin 40 pasagjerë. Disa prej tyre morën lëndime të lehta. Gjatë deklarimeve, një pjesë e pasagjerëve kanë mohuar që shoferi të ketë pasur probleme shëndetësore.

Nga verifikimet ka rezultuar se mjeti ishte me kontroll teknik të rregullt deri në shtator të këtij viti. Shoferi ka patentë të tipit D. Ndërkohë për llogari të hetimit, grupi hetimor ka nisur edhe ekspertimin autoteknik të autobusit, nëse ka qenë ose jo në kushte të mira teknike në momentin që ndodhi ngjarja.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën