Aksident Tragjik/ Automjeti bie në humnerë, detajet e para

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur pak më parë në një aksion rrugor që lidh Kalimashin me Kukësin. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka rënë në humnerë.

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit, dhe pas nxjerrjes nga mjeti i tij është dërguar me urgjencë për në spital.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga makina, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Momentalisht nuk ka ende një njoftim zyrtar për aksidentin, dhe nuk dihet identiteti i drejtuesit të mjetit që ka mbetur i plagosur.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën