Aksident i RËNDË/ Ja momenti kur makina merr para këmbësorin në vijat e bardha (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një automjet ka marrë para një këmbësor në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren. Këmbësori është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbësori ku sipas mjekut kujdestar I lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar I cili  urdhëron që ngasësi I automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë.”-njofton polcia.

 

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025