Aksident në Vorë, i riu humbet kontrollin e makinës e përplaset me një BMW X5, plagos dhe policin

TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në afërsi të Vorës, ku një 20-vjeçar, teska ha qenë duke drejtuar mejtin e tij ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makina që ka qenë e ndaluar në anë të rrugës dhe një efektiv policie.

Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës bëhet me dije se makina drejtohej nga 20-vjeçari M.B., dhe polici ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar menjëherë në spital. Po ashtu bëhet me dije se dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

Më datë 04.05.2020, rreth orës 13:00, në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMX X5, si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMX X5 në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025