Aksident në Vorë, humb jetën 80-vjeçari

Një i moshuar ka humbur jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me trafikndarësen në një rrugë në fshatin Gjokaj në Vorë.

Sipas Policisë drejtuesi i mjetit, ka humbur kontrollin e makinës për shkaqe që ende nuk dihen. Si pasojë ai vetë është lënduar dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ndërsa pasagjeri, rreth 80-vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025