Aksident i rëndë/ Po lëvizte me biçikletë, makina përplas 14-vjeçarin në Farkë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Farkë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku 14-vjeçari me inicialet A.L po lëvizte me biçikletë ndërsa është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin I.Z.

I mituri është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.

Njoftimi i plotë:

Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….