Aksident i RËNDË në Kolonjë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, çifti i bashkëshortëve…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Ersekë-Korçë”, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.

Raportohet se shoferi i mjetit, shtetasi me iniciale E. I., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale Xh. I., janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Ersekë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën