Aksident i RËNDË! Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi përfundon…

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, ku një kamion është përmbytur. Shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, i cili ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa raportohet se gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…