Aksident i frikshëm/ Makina me shpejtësi, merr para këmbësorë dhe automjete (DETAJET E PARA)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit. Një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar  një biciklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Ne vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri ne përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit te automjetit  për shkak të shpejtësisë.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….