“Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do të bëj”/ Zbulohen mesazhet kërcënuese që i janë dërguar Lulzim Majës

Llogaria e rrjetit social Facebook, ku u kërcënua Lulzim Maja është verifikuar. Ende nuk bëhet me dije se cili ka qenë personi që e ka kërcënua, por janë zbuluar mesazhet kërcënuese. Disa nga mesazhet kanë përmbajtjen e mëposhtme.

“Ta tregoj unë ty kur të takohemi nga afër”.

“Mbaje mend çfarë do të bëj”.

“Ajo që ka ndodhur nuk është asgjë para asaj që do bëj”, janë disa nga mesazhet.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t’ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh.

Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre.

Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024