“Ajo parti nuk ka prodhuar asgjë veçse mite fitoresh të vjedhura”/ Ja çfarë thotë Rama për situatën në PD

Pyetje: A keni pasur ju ndikim për ta mbajtur Bashën në krye të opozitës? Ka pasur shumë akuza ndaj jush për këtë gjë. A ka pasur një bashkëpunim mes jush jashtë syve të publikut? Nëse pas 6 janarit opozita drejtohet nga Berisha, do ti qëndroni deklaratave që do ti bashkoni votat për gjëra me interes madhor?

Rama: Është një nga anët që po e con PD drejt një fundi të mertituar për shkak se është një fund I përgatitur me vite, jo nga unë, as nga ne, as nga ju,. As nga ata shqiptarë që e votojnë dhe e mbështesin atë, por si tifozët e një kombëtare që nuk i ndahen asaj edhe kur skuadra nuk e fiton kampionatin.
Por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur mbi këmbënguljen e verbër në kërkim të rezultateve të tjera. Një forcë politike që nuk ka prodhuar asgjë tjetër përvec mite fitoresh të vjedhura dhe sherre që kanë dëmtuar vendin, me një përpjekje për tu rikthyer në pushtet pa një kapacitet real për të qeverisur. S’kam punë as me njërin e as me tjetrin. Janë dy burra në hall të madh dhe hallin e tyre duan ta kthejnë edhe në hallin e Shqipërisë. Kështu që nuk mund të bëj parashikim, apo të them se cfarë do të sjellë e ardhmja, s’kam asnjë arsye përpos dëshirës për të mos u marrë me asnjë prej tyre. Dhe kohën që ma kanë marrë, nuk do ma marrin më sepse do jua jap njerëzve të zakonshëm. Është një marrëzi e ndarë përgjysëm.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!