“Air Albania” i prenotuar, Tirana pa stadium kundër Laçit; as “Selman Stërmasi” nuk është opsion (ARSYEJA)

Tirana do të presë Laçin ditën e hënë për të luajtur ndeshjen e javës së 25-të të Superiores. Bardheblutë kërkojnë me çdo kusht të bëjnë autokritikë pas derbit e të rikthehen te fitorja në kampionat.

Megjithatë, ende nuk është zyrtarizuar stadiumi që do të mbarëvajë sfidën. Air Albania do të jetë i zënë pasi aty do të luajë Shqipëria U17 për vajza në të njëjtën ditë. Nga ana tjetër ‘Selman Stërmasi’ vijon të jetë në kushte të mjerueshme dhe terreni nuk është i përshtatshëm për të luajtur në nivelin më të lartë.

Sipas të gjitha gjasave, Tirana do të rikthehet të luajë në ‘Elbasan Arena’. Ky impiant do të jetë bosh në fundjavë pasi Elbasani luan në transfertë me Bylisin dhe në këtë mënyrë kryeqytetasit do të presin atje Laçin.

Ende asgjë zyrtare nga klubi, por sot ose nesër do të qartësohet gjithçka për axhendën e kësaj ndeshje.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)