“Ai nuk të ngre as qimen, do e gjuajnë me këpucë”/ Shpërthen ish-kandidati për deputet në PD: Basha na la pa lekë. Vetëm kursin e vajzës e paguan 3500 euro

Almer Toska, gazetar dhe ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka diskutuar në lidhje me zhvillimet dhe fraksionet brenda partisë më të madhe të opozitës. Toska tha se në Kuvendin që është thirrur nga Berisha në datën 11 Dhjetor do të hidhen themelet e një PD-je të re.

Toska tha gjatë bisedës së kandidatët për deputet nga radhët e PD u lanë pa mbështetje financiare dhe nuk kishin mundësi as tiu jepnin një kafe mbështetësve të tyre. Ai tha se deri në Kuvendin e Dhjetorit, Bashës do ti kenë mbetur rreth vetes 2-3 deputet.

“Demokratët kanë marrë lekë borxh për të mbijetuar, bashkitë ofrojnë mundësi punësimi, diku më pak dhe diku më shumë. Demokratët po detyrohen që ti bashkohen foltores së Berishës, Basha është pa moral. Thotë sot je kandidat për deputet, pastaj pas dy orësh nuk e gjen veten në asnjë listë. Vendoste trupin e vetë para demokratëve, po mendjen e kishte në pazar me Edi Ramën.

Ne nuk kemi pasur mbështetje logjistike si të punonim, në Fier kandidatët kanë marrë2-4 milionë lekë të vjetra, këto para kishin kandidatët. Artileria e PS, mekanizmi i pushtetit ishin shumë të forta. Ne nuk kishim mundësi që tiu jepnim njerëzve një kafe, janë 13 milionë euro donacionet për PD. Dikush ka dhënë dhe shpirtin, Basha është një njeri që nuk i dhimbset sesi vuajnë njerëzit poshtë.

Lulzim Basha paguan 3500 euro kursin e vajzës së tij për tenis, një thashethem i tillë i duhet thënë njerëzve. Berisha është bashkëfajtor me Lulzim Bashën, pasi ia ka miratuar në heshtje të gjitha vendimet e tij, tani nuk vlen Lulzim Basha se ty tu prek interesi.

Demokratët janë në dilem, të zgjedhin Berishën 77-vjeç apo Bashën që është pa moral.

Basha ka qenë në pazar që ditën e parë me Edi Ramën për të shitur zgjedhjet, ky i ka shitur zgjedhjet qëkur u ul në tavolinë me Damian Gjiknurin. Basha na ka kërkuar që të raportonim shifra fiktive, ne arrinim limitin e objektivit, raportohej në mënyrë fiktive dhe ata miratonin. Kërkoheshin nga qendra raporte fiktive.

Ka kandidatë, mbi 10 deputetë që kanë paguar nga 200 mijë euro për të qenë deputet. Kush i ka marrë këto lekë është një pyetje retorike. Në Fier ka ardhur një zonjë dhe është renditur në vendin e dytë në listë, pa asnjë kontribut, Xhelal Mziun e përzunë nga Kamza, dhe Basha e çoi të parin në Dibër.

Do ketë një shkëputje tjetër nga grupi parlamentar, për shkak se e shohin që Basha nuk ka mbështetje. Ata do të vlerësohen personalisht, demokratët janë tërbuar, nëse Basha del në takime do ta gjuajnë me këpucë, pasi është akumuluar inati, janë ata njerëz që e votojnë PD-në dhe në orën 12:00 të natës.

Lulzim Basha nuk të ngreh as qimen, as nuk skuqet, ndërkohë që Sali Berisha të rrëqeth kur flet. Janë larguar njerëz me kontribute, për shkak se nuk ishin besnik. Sot Tomor Alizoti po mban një distancim si nga Basha si nga Berisha pasi e di rëndësinë e bazës. Deri në 11 Dhjetor Bashës do ti mbeten mbrapa dy apo tre veta, vetëm Grida Duma dhe Ervin Salianji.“, tha Toska.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij