Ahmetaj ‘sfidon’ SPAK, ish-zv.kryeministri me pushime mes pasanikëve, fotografohet në një nga hotelet më të shtrenjta të Zvicrës

Në këto ditë të fundvitit në Gastaad Zvicwr ka shkuar për disa ditë pushimi ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ahmetaj shfaqet duke ecur në rrugët e Gastaad me veshje dimërore dhe një çantë shpine. Vendi malor ishte destinacioni i pushimeve dimërore të personazheve shumë të pasur. Miliarderë, milionerë, ikona të kinemasë dhe muzikës vizitojnë hotelet shumë të shtrenjta dhe luksoze.

Pistat e skive janë shumë të famshme dhe tërheqin vizitorë të veçantë. Atë pjesë të elitës që mund të përballojë çmimet e kripura.

Tashmë zoti Ahmetaj nuk ka më asnjë post shtetëror, por vetëm rolin e tij si deputet i partisë socialiste në Kuvend. Ai u largua nga qeveria ku së fundmi mbante edhe postin e zëvendës/kryeministrit. Ndërkohë që emri i tij po përmendet në padinë e bërë nga gazetari Adriatik Doçi i cili tregoi edhe disa e-maile që Klodian Zoto shkëmbente me hotele të ndryshme luksoze në disa vende evropiane dhe pagesa që bënte për udhëtimet private të Arben Ahmetajt në atë kohë me detyrë ministër në qeveri.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij