“Me Valbonën fituam në fund”, Agostinelli karikon Flamurtarin ndaj kundërshtarit modest; Mos harroni se kundërshtari…

Agostinelli

Flamurtari nis fazën e tretë të kampionatit të Kategorisë së Parë në Vlorë. Në javën e 23-të, ditën e shtunë, ekipi kuqezi pret Valbonën, përballje e kalueshme, duke parë situatën e dy skuadrave në klasifikim, por trajneri Adnrea Agostinelli kërkon përqendrim maksimal.

“Ndeshjen e te shtunes e shikoj si nje takim ku ndoshta do te hasim edhe veshtiresi pasi kundershtari do te luaje ne mbrojtje. Ne nuk duhet te bejme kalkulime. Skuadra eshte ne kete pozicion dhe ne duhet te arrijme objektivin qe kemi. Kalendarin e fazes se trete e shikoj normal. Ne jemi ndeshur me te gjitha skuadrat. Kemi 16 fitore nga 22 ndeshje ne total. Duhet te vijojme te luajme ashtu si kemi bere deri me tani. Me Valbonen ne transferte fituam ne minuten e fundit ndersa ne Vlore e mposhtem 2-0. Nuk ka asgje te lehte.”

Fitorja ndaj Besës te Flamurtari, ishte një nga ato suksese që japin entuziasëm në skuadër, pasi distanca me vendin e tretë është 9 pikë larg. Agostinelli e di se asgjë nuk ka mbaruar dhe kërkon të mbajë skuadrën me këmbë në tokë.

“Skuadres i kam thene se nuk duhet te mendojme per renditjen dhe objektivat. Aktualisht grupi eshte ne gjendje optimale, kemi vetem dy mungesa Por kushdo qe zbret ne fushe jam i bindur se do të japë maksimumin.” Ishte deklarata e teknikut italian.

LEXO ME SHUME:“Jam i lumtur që jam rikthyer”, goli i shënuar dhe e ardhmja te Flamurtari? Idriz Batha: Të jem i sinqertë… (video)

Related posts

“Shko tani në fshatrat ku je mësuar intrigant serb”/ Veselenovic e largoi nga Partizani, Zguro i hakërrehet: Ishte turp kush e drejtonte klubin (FOTO)

“NON GRATA”/ Laçi shpërthen ndaj arbitrave pas ndeshjes me Dinamon: Ku e gjejnë guximin të tallen me ne (REAGIMI)

“Besa e ka pësuar se ka luajtur drejt”/ Jurgen Goxha për sfidën ndaj Korabit: Në Peshkopi na pret një ndeshje e vështirë