“Ringrihemi me Shkëmbin”, Agim Ibraimi premton një skuadër ndryshe: Tirana do të ngjitet shpejt në klasifikim

Agim Ibraimi

Agim Ibraimi beson se Tirana do të tregojë “kthetrat” dhe do të ringrejë kokën. Në një moment të vështirë, me vendin e nëntë dhe 18 pikë, bardheblutë kthyen Bledi Shkëmbin në pankinë, me qëllimin ringjalljen e ekipit.

Drejtori i bardhebluve pranoi se e shqetëson shumë renditja, ndërsa vlerësoi Maganin. Ai theksoi se me këtë rikthim, Shkëmbi tregoi karakter.

“Rikthimi i Shkëmbit duhet të analizohet në anën pozitive. Ai është njeriu, që së bashku me mua e ndërtuam ekipin. Ai e njeh çdo lojtar në bërthamë. Ai e njeh situatën në grup dhe në klub. Dhe meqenëse pranoi të rikthehej në këtë situatë të vështirë, ai tregoi karakterin e tij si trajner dhe futbollist. Jo më kot ka dalë 8 herë kampion. E përsëris është rikthim karakteri.

Kur u largua, momenti ishte emocionues. Atij i ngeli peng, se skuadra do të ndryshonte dhe nuk e pati kohën e duhur. Njeh personalitetin e skuadrës. Unë besoj shumë tek ekipi. U kam thënë edhe djemve që nuk e harroj kurrë dhe do t’ua kujtoj gjithmonë. Shoh problemin se unë kam më shumë besim te ata sesa ata kanë besim te vetja. Ata duhet të rikthejnë besimin te vetja dhe të marrin situatën në dorë. Nuk është më me të thënë, por me të vepruar dhe bërë më të mirën. Ata duhet të tregojnë sesa vlejnë.

Ne stafi jemi jashtë fushe dhe besojmë më shumë tek ata, sepse kanë bërë ndeshje shumë të mira. Renditja është shqetësuese dhe nuk ka vend për diskutim. Ama me skuadrën që kemi, unë nuk shoh probleme. Kam shumë besim se do të ringrihemi. Do të ngjitemi në renditje. Nëse unë do të kisha dyshime apo nuk do të besoja, tani do të isha në shtëpi dhe jo të drejtoja Tiranën.” Përfundoi Agim Ibraimi.

LEXO ME SHUME:EKSKUZIVE/ Tirana gjen pasuesin e Maganit, Klikoje Sport zbulon trajnerin e ri (FOTO)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana