AF Elbasani zgjedh kapitenin e ri, klubi i dorëzon shiritin “djalit” të shtëpisë

Drejtuesit e Elbasanit duket se e kanë zgjedhur kapitenin e sezonit të ardhshëm në Superiore. Mësohet se shiritin në krah do ta mbajë afrimi i parë i kësaj merkatos së verës, mbrojtësi Bruno Lulaj. Ish-lojtari i Tiranës është me origjinë nga qyteti i Elbasanit, ndonëse është hera e parë që luan për ekipin e vendlindjes. Në dy ndeshjet e para miqësore të zhvilluara deri më tani, stafi teknik i ka dorëzuar pikërisht Lulajt shiritin dhe do të jetë ai që do t’u prijë elbasanasve këtë sezon të rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Lulaj ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin shqiptar dhe për më tepër ka fituar trofe gjatë karrierës, ku ka luajtur me Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën, ndaj dhe nga drejtuesit verdheblu shihet si lojtari adapt për të qenë kapiten.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)