AF Elbasani prezanton sulmuesin Bobby Clement , zbulohet sa do të përfitojë në muaj sulmuesi nigerian

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e Elbasanit. Në Elbasan është prezantuar zyrtarish sulmuesi shtatlart.

Në këtë mënyrë për Nevil Deden shtohen forcat në repartin e avancuar. Bobby Clement tashmë do të jetë një alternativë më shumë për verdhezinjtë për seoznin e ri. Klikoje Sport ka mësuar se sulmuesi do të përfitojë 3.200 euro në muaj, një shifër goxha e lartë. Megjithatë drejtuesit kanë treguar këtë sezon se nuk janë kursyer në merkato dhe rindërtimin e skuadrës.

“Straight from Lagos, Nigeria we welcome Bobby Clement

Sulmuesi shtatlartë vjen në Shqipëri pas eksperiencave në kategoritë elitare të Nigerisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe së fundmi në Liban.

Welcome Bobby!”, ka shkruar klubi elbasanas.

Kujtojmë se Kategoria e Parë do të startojë më 2 shtator. Elbasani sfidën e parë do ta luajë ndaj Kastriotit në transfertë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)