AF Elbasani i ofron rinovimin golashënuesit të ekipit, për futbollistin ka oferta nga Polonia (EMRI)

Në Elbasan po punohet në dy fronte. Bisedime në merkato dhe spastrime. Të dyja janë të lidhura ngushtësisht me njëra – tjetrën në periudhën e verës, pasi afrimet e reja do të sjellin domosdoshmërish edhe largime. Arsen Lleshi ishte një nga protagonistët e skuadrës në Kategorinë e parë duke ndihmuar ekipin me 12 golat e shënuar. Për 24-vjeçarin ka interesim konkret dhe oferta nga ekipet e ligës së parë polake.

Të njëjtat burime pohojnë se për sulmuesin nga Elbasani ka oferta nga ekipet e Polonia ëarszaëa, Znicz Pruszkóë dhe Chrobry Głogóaw.Të tre ekipet janë rënditur këtë sezon në mesin e tabelës dhe do të garojnë edhe sezonin që vjen në ligën e parë polake me objektiv ngjitjen në elitë.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit