AF Elbasani është super, tre gola Kastriotit dhe presion kreut të klasifikimit

AF Elbasani ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Dueli u zhbllokua në minutën e 13′ nga Greca dhe në të 39′ ai dyfishoi shifrat duke shënuar një gol të bukur me thembër.

Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të AF Elbasanit. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe të tretin me Hasanin në minutën e 53′. Goli i vetëm për Kastriotin u shënua nga Jonatan Da Silva. Me këtë fitore Elbasani shkon në kuotën e 25 pikëve dhe i vihet në ndjekje Bylisit i cili kryeson renditjen me 29 pikë.

Related posts

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin

EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh