Adrian Bardhi e ka seriozisht. Presidenti i Dinamos ka vendosur premio ekipit, nëse skuadra blu arrin të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion brenda këtij kampionati. Më saktë, numri njw i klubit i ka premtuar grupit, se do t’i shpërblejë me 250 milionë lekë, nëse ata do të marrin titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë këtë maj.
Trofeu i fundit i klubit Dinamo është titulli në sezonin 2009–10, i fituar më 17 maj 2010. Janë 14 sezone që Dinamo nuk shijon një trofe, Kupë apo kampionat. Dinamo ka 22 vite që nuk e fiton Kupën e Shqipërisë, munguar që nga viti 2003 kur triumfoi në finale me Teutën, në “Qemal Stafa”.
Tashmë Dinamoja e Adrian Bardhi do ta tentojë këtë sezon në finale kundër Egnatias. Dinamo është klubi i dytë më i suksesshëm dhe më i titulluar në Shqipëri, pasi ka fituar 18 kampionate. Klubi gjithashtu ka edhe 13 Kupa të Shqipërisë, si dhe 2 Superkupa.
LEXO ME SHUME:Tifozët e Elbasanit pushtojnë kryeqytetin, kërkojnë më tepër se 200 bileta për sfidën me Partizanin
NDESHJA NDAJ VLLAZNISË
Në një përballje spektakolare të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Dinamo siguroi një vend në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë pasi mposhti me rezultatin 4-3 skuadrën e Vllaznisë në takimin e dytë gjysmëfinal. Pas barazimit pa gola në Shkodër, kryeqytetasit shpërthyen me një paraqitje mbresëlënëse, duke kaluar fillimisht në avantazh të thellë prej 4-0.
1 comment
Comments are closed
Add Comment