Tifozët nuk ia falin pabesinë Adrian Bajramit për të kaluar te Zvicra, mbrojtësi bën veprimin e papritur

Adrian Bajrami

Vendimi i Adrian Bajrami-t për t’u larguar nga radhët e Shqipërisë dhe për të përfaqësuar Zvicrën në të ardhmen, ka sjellë shumë indinjatë te tifozët kuqezinj. Rrjetet sociale janë mbushur me komente kundër mbrojtësit i cili nuk iu përgjigj ftesës së fundit të kuqezinjve duke vendosur në një situatë shumë të sikletshme trajnerin Silvinjo dhe FSHF-në.

Sigurisht që objektiv i sulmeve dhe sharjeve ndaj futbollistit kanë qenë adresat e tij në rrjetet sociale. Menjëherë që pasi u bë publik lajmi, tifozët shqiptarë kanë mbushur postimet e lojtarit me komente nga më të ndryshmet, duke e cilësuar tradhti atë që kishte bërë. Një situatë e cila ka detyruar futbollistin që të çaktivizonte komentet nga rrjetet sociale, pasi nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me reagimin e tifozëve shqiptarë ndaj tij.

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)