Abuzohej seksualisht nga i ati/ 25-vjeçarja nuk duron më dhe shkon në polici

Një 57-vjeçar, i divorcuar, është prangosur nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 25 vjeçare.

57-vjeçari R. RR me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij 25-vjeçare prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në Polici. Pas fillimit të investigimit nga ana e Policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.

Pas denoncimit të vajzës Policia ka bërë edhe arrestimin e 57-vjeçarit R. RR

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën