Abuzimi i 15-vjeçares, shënimet e rojes në mure, babai : Më ka ikur zari, e shihja tek i jepte vajzës karamele! Djali i ‘monstrës’: E kam rrahur tim atë… vëllai: E merrnin në makina

KAMËZ– Klikoje.com ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që prej ditësh është bërë kryefjala e mediave vendase. Bëhet fjalë për përdhunimin e 15-vjeçares në “Bregun e Lumit” në Babrru, e cila u shantazhua nga ish-roja i shkollës ku ajo mësonte dhe përfundoi edhe në duart e tre djemve të rinj, dy prej tyre, minorenë gjithashtu.

Klikoje.com ju sjell edhe fotot e kërcënimeve që Abaz Doku, 65-vjeçari që e përdhunoi të miturën kishte lënë mbi muret e lagjes ku banonte e vogla.

Mirëserdhe në ferr zemër,”- shkruhet në gjuhë angleze mbi qepenë, me bojë të kuqe.

Shënimi

Në një prononcim për mediat ka qenë vetë djali i Dokut ai që ka shprehur refvoltën kundër të atit, me të cilin thekson se ëhstë konfrontuar edhe fizikisht. Ai e ndëshkon të atin dhe shprehet se duhet të marrë dënimin që meriton për aktet që ka kryer. Djali i Dolut ka theksuar se babain e ka denoncuar edhe më herët për sjellje të pahijshme.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,  është shprehur ai për mediet. 

Ndërkohë, babai i të dhunuarës Edmond Thanasaj ka treguar detaje akoma më të frikshme në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim për KlanPlus, ai shprehet se Doku ia ngacmonte të bijën, që kur kjo e fundit ishte në klasë të gjashtë. Ai rrëfen se ka parë me sytë e tij, se si roja i jepte karamele të bijës dhe para gjashtë muajsh vetë Doku i kishte treguar videot një fqinjit të tij.

Thanasaj tregon dyshimet që kishte pasur se Doku e ngacmonte të bijën dhe paralajmërimin që i kishte bërë si bashkëshortes ashtu edhe djalit të tij.

Si nisi ngjarja?

65-vjeçari Abaz Doku, i cili ishte dhe roje i shkollës së 15-vjeçares, i ka filluar ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës shumë kohë më parë. Pasi kjo gjë u bë e ditur, ai u pushua nga puna por vijoi ta përndjekë të miturën pasi jetonin në një lagje. 

Ai e kërcënonte atë duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe se nëse nuk kryente marrëdhënie me të, do t’ja tregonte të gjithëve.

Në një nga rastet e tyre intime, roja e filmoi të miturën dhe videot ua shpërndau edhe tre djemve. Tre të rinjtë, nënë shantazhin e pamjeve filmike, abuzuan gjithashtu me 15-vjeçaren. Tashmë, të katër janë lënë në burg.

  • Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë rrëfen ekskluzivisht detaje tronditëse në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24. I riu tha se motra është abuzuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare, kur ishte në klasën e shtatë, nga roja 65-vjeçar dhe punëtorët e këtij të fundit, të cilët i urdhëronte vetë ai. Vëllai tha se gjatë muajit maj i çonin edhe atij foto dhe video të motrës, dhe kur i ka shkuar fotoja e fundit, i ka treguar të motrës, e cila ka shtangur, përcjell “BalkanËeb”.Pjesë nga rrëfimi:
    Si e more vesh të vërtetën?
    Më dërgonin foto dhe video mua gjatë gjithë muajit maj. Kur më erdhi fotoja e fundit, shkova në shtëpi dhe ja tregova motrës. Ngeli e shtangur, doli duke qarë dhe ka bërë denoncimin në polici. Në ngjarje janë përfshirë dhe shokë të mi.Si janë përfshirë?Roja ka qenë drejtuesi. E kemi komshi. Ky i thoshte merr këtë, merr këtë, dhe vinin e merrnin me makina. E kërcënonin se do i shpërndanin foto dhe motra nuk tregonte se kishte frikë. Unë fola me motrën, por ajo nuk fliste, vetëm qante.Para se të vinin fotot te ju, kishit parë ndryshim te motra?
    Jo, dukej normal.
  • As nëna juaj nuk kishte vënë re gjë?
    Jo joPo kur u përballët me realitetin?
    Motra i tregoi gjithë të vërtetën nënës. I tha që roja kishte abuzuar me të që rreth moshës 12 vjeçe, që kur ishte në klasën e shtatë. Ajo nuk kishte folur, se ai i bënte presion. Roja ka abuzuar i pari, pastaj punëtorët e tij, që ju jepte urdhër. Unë i njoh, njëri është i moshës 20-vjeçare, e kam në pallat.

Related posts

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata