Abuzim me tendera/ Ish-kryetari i Pogradecit përfundon në gjykatë

Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri ka përfunduar në gjykatë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi këtë të martë se ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të tij dhe të zyrtarëve të Bashkisë së Pogradecit.

Ata akuzohen për abuzime me tenderat dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu, Kapri është nën akuzë se ka penguar zgjedhjet vendore të 2019, duke mbyllur tre shkolla dhe një kopsht që ishin përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si qendra votimi.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën