“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i spikatur i javës së 31-të

“Abissnet Superiore”

Pas përfundimit të javës së 31-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen dhe trajnerin më të spikatur të kësaj jave. Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Klevi Totoshi i skuadrës së AF Elbasanit, ndërsa vija e mbrojtjes përbëhet nga katërshja: Fabjan Përndreca (KF Bylis), Naser Aliji (Dinamo City), Sigitas Olberkis (AF Elbasani) dhe Arsid Kruja (Teuta).

Sakaq, mesfusha përbëhet nga tre lojtarët: Arli Përgjoni (KF Bylis), Fjoart Jonuzi (Dinamo City) dhe Regi Lushkja (Egnatia). Në majën e sulmit është i vendosur Rrok Toma i Teutës, ndërsa krahët përbëhen nga Ildi Gruda (Vllaznia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo City).

Trajneri më i spikatur i kësaj jave është Ilir Daja. Skuadra që ai drejton, Dinamo City mposhti 1-0 Partizanin në “Elbasan Arena”. Goli më i bukur i javës në “Abissnet Superiore” është përzgjedhur ai i Regi Lushkjas (Egnatia) ndaj Vllaznisë.

LEXO ME SHUME:Penalltia e parë pas 31 javësh, Domgjoni e humb, reagimi i mbrojtësit të Partizanit pas ndeshjes me Dinamon (FOTO)

David Domgjoni humbi penalltinë, që mund t’i jepte Partizanit një barazim në derbin përballë Dinamos. Ishte minuta e 95-të, kur mbrojtësi u ndal nga traversa. Për këtë, Domgjoni ka reaguar në rrjetet sociale. Me mesazhin e tij i kërkon falje familjes së kuqe, por shton se ka besim që do të arrihet qëllimi në fund.

Related posts

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim

Barazim me polemika të mëdha: Egnatia–Vllaznia përfshihet nga kaosi (video)

Comments are closed

Add Comment