Abissnet Superiore, 180 minuta të ethshme; katër skuadra në luftë për titullin kampion dimri

Abissnet Superiore

Abissnet Superiore, pas 17 javësh kampionët e me dy ndeshje për të mbyllur vitin 2024, Egnatia,Partizani,Dinamo dhe Vllaznia janë drejt trofeut të parë, edhe pse simbolik, atë të shpalljes kampion dimri, që për cdo skuadër vlen shumë për moralin e renditjen. Pas një starti të dobët, Egnatia ka treguar forcë karakteri duke u rimëkmbur menjëherë dhe tashmë kryeson me 28 pikë. Rrogozhinasit janë vetëm 180 minuta larg shpalljes kampion dimri, por Edlir Tetova kërkon të ulë euforinë, pasi për kampionët janë dy transferta delikate me Teutën dhe Dinamon.

Dy barazimet e fundit, dhe humbja ndaj Bylisit javën e kaluar erdhën në momentin e gabuar te Partizani. Veselinovic tashmë ka një detyrë të vështirë, të gjejë ritmin dhe harmoninë e duhur për ti mbyllur me sukses dy përballjet e fundit ndaj Elbasanit dhe Vllaznisë, e meqë po flasim për ekipin shkodran ka një anomaly te kuqeblutë, vendi i katërt me 28 pikë, dhe cuditërisht ka numrin më të madh të fitoreve me 8 së bashku me Egnatian dhe gjithashtu sulmin më të mirë të Superiores me 27 realizime. 2 pikë larg është vendi i parë dhe shkodranët shpresojnë në hapat fals të kryesueve, gjithmonë nëse marrin pikët e plota ndaj Laçit dhe Partizanit.

Dinamo me 28 pikë kërkon ta mbyllë 2024-tën në mënyrën që dhe ata vetë ndoshta nuk e kishin imagjinuar. Ardhja në stol e Ilir Dajës ka ndryshuar për mirë gjërat dhe blutë të pozicionuar në vendin e tretë, kërkojnë një sforco të fundit në derbi ndaj Tiranës, dhe përballjen me Egnatian. 180 minuta interesante që pritet të dhurojnë emocione ne Abissnet Superiore.

Related posts

Bylis i bën dalje sulmuesit, ndërpret bashkëpunimin pas tre sezoneve (ARSYEJA)

Vllaznia kërkon “bekimin” e Balajt, sulmuesi nuk shënon prej pesë ndeshjesh

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas