Abilaliaj i bën “dhuratën” e parë Shehit, vjen ish-sulmuesi i Sporting Lisbon; sezonin e fundit ka shënuar 15 gola (EMRI)

Partizani, pasi mbylli sezonin me humbjen në ndeshjen titull me Egnatian, deri tani i është përkushtuar merkatos. Zëra në dalje, me tepër se në hyrje, por ku gjithësesi janë përcaktuar numrat dhe rolet nga tekniku Orges Shehi. Por pushimet mbarojnë shpejt dhe të hënën, në 10 qershor, Partizani po punon intensivisht për tu bërë gati për prezantimin në Conference League. Mësohet se klubi kryeqytetas ka arritur akordin me Rodrigo Piloto.

Diçka e tillë mund të quhet e konfirmuar nga Arbër Abilaliaj. Kjo pasi drejtori sportiv i kryeqytetasve e ndjek përmes rrjeteve sociale. Piloto spikati në sezonin e fundit me AC Escaldes në Andorrë. 23-vjeçari portugez shënoi 15 gola dhe dhuroi 6 asiste në 21 ndeshje të kampionatit. Kujtojmë se Rodrigo Piloto është aktualisht i lirë. 23-vjeçari portugez ka dalë nga akademia e Sporting Lisbon, duke u aktivizuar deri te moshat U-19, por fatkeqësisht pa mundur të debutojë me ekipin e parë.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)