“A të mungon Kiara?” Provokimi i fansave vendosin në siklet Butrintin, thërrasin në kor emrin e Luizit në mes të koncertit

Butrinti kohëve të fundit është kthyer në një prej personazheve më të përfolur ditëve të fundit në media, kjo pasi ish-e dashura e tij Kiara Tito është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Butrinti përveç rrjeteve sociale është vendosur në vështirësi edhe gjatë një koncerti në Itali. Teksa këngëtari ishte duke performuar fansat i kanë bërë një pyetje mjaft provokuese për të.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, mund të shihet se si ata kanë shkruar në telefon pyetjen “A të mungon Kiara”. Gjithsesi nuk kanë marrë një përgjigje, pasi Butrinti ka vijuar performancën.

Gjithashtu një tjetër situatë e sikletshme ka ndodhur në një tjetër moment të koncertit. Një grup me të rinj filluan të thërrasin emrin e Luizit në mes të koncertit, moment ky i cili ështëm menaxhuar shumë mirë nga këngëtari.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)