A shkakton inflamacion në zemër vaksina e Covid-19? Ja çfarë thotë EMA

Inflamacioni i zemrës është një efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave Covid të bëra nga Pfizer dhe Moderna, sipas Agjensisë Evropiane të Barnave.

EMA sqaroi se efektet ishin të ralla, por që më së shumti ishin krijuar tek djemtë e rinj.

Mjekët dhe pacientët janë këshilluar që të njoftohen për simtomat e infamacionit të zemrës. EMA sqaron se nëse dikush ka dhimbje gjoksi, një ndjen pegese në frymëmarrje dhe rritje të rrahjeve të zemrës atëherë duhet të vizitojnë një mjek

Dy efekte janë të lidhura me vaksinat, inflamacioni i muskulit të zemrës, i njohur si miokarditi, dhe inflamacioni i qeses së mbushur me lëng në të cilën ndodhet zemra, i njohur si perikarditi.

Analiza EMA e rasteve zbuloi:

Pfizer-BioNTech – 145 raste të miokarditit dhe 138 raste të perikarditit nga 177 milion doza të dhëna

Moderna – 19 raste të miokarditit dhe 19 raste të perikarditit nga 20 milion doza të dhëna.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…