A mund të ketë jetë në planetin Afërditë?

Astronomët kanë gjetur shenja të mundshme jete në atmosferën e planetit Afërditë. Fjala është për mikrobe që mund të jetojnë në retë e ngarkuara me acid sulfurik të planetit të nxehtë. Sipas një studimi botuar në revistën Nature Astronomy, dy teleskopë, në Havai dhe në Kili, gjetën shenja të fosfinës, një gaz i dëmshëm, i cili në Tokë lidhet me ekzistencën e mikrobeve.

Sonda hapësinore Pioneer 5 e NASA-s fillimisht kishte si destinacion Afërditën. Por për shkak të vështirësive teknike, misioni ndryshoi dhe u vendos që ajo të eksploronte hapësirën ndërplanetare midis Tokës dhe Afërditës.Sonda u lëshua në mars të 1960s dhe i ndihmoi shkencëtarët të krijonin hartën e parë të fushës manjetike ndërplanetare.

Misioni i parë i suksesshëm në Afërditë u shënua nga sonda Mariner 2, që u lëshua në gusht 1962. Gjatë një eksplorimi 42 minutësh të planetit, Mariner 2 zbuloi se ekzistonte një shtresë e dendur resh që shtrihej nga 56 deri në 80 kilometra mbi sipërfaqe.

Në vitin 1978, NASA dërgoi në Afërditë misionin Pioneer Venus 2 që përfshinte një sondë të madhe dhe tre më të vogla.Në nëntor 2005, Agjencia Evropiane e Hapësirës nisi sondën Venus Express, për të eksploruar atmosferën e nxehtë dhe të dendur të Afërditës.

Tani, astronomët që hedhin vështrimin nga planeti fqinj me Tokën, shohin diçka që mund të jetë shenjë e jetës. Ata gjetën gjurmë kimike të një gazi të dëmshëm të quajtur fosfinë. Në Tokë, arsyeja e vetme e ekzistencës së fosfinës është jeta.

Autorët e një studimi të botuar në revistën Nature Astronomy të hënën, thonë se provat nuk janë përfundimtare, por janë një shenjë tërheqëse që ata nuk mund ta shpjegojnë ndryshe përveçse me ekzistencën e jetës në Afërditë.

Shenjat flasin për mikrobe të çuditshme që jetojnë ndoshta në retë e ngarkuara me acid sulfurik të planetit. Fosfina mund të krijohet në procese industriale dhe madje është përdorur si një lëndë luftarake kimike.Ajo është gjetur gjithashtu në fund të pellgjeve dhe në zorrët e disa kafshëve.

Astronomët u përpoqën të gjenin mënyra të tjera, jo biologjike me të cilat mund të prodhohej fosfina, por pa rezultat. Jeta është padyshim një mundësi, por duhen më shumë prova, thanë disa shkencëtarë jo të përfshirë në studim.

<iframe src="https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/5584479.html?type=video" frameborder="0" scrolling="no" width="640" height="360" allowfullscreen></iframe>

Burimi: Zëri I Amerikës

Related posts

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Si sot 19 Qershor!